Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim Ismet Kryeziun, drejtor në Institutin Demokratik i Kosovës (KDI) me bashkëpunëtor e tij. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e kësaj komune me KDI-në në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies në institucionet të qeverisjes lokale” pasi që Komuna e Vitisë është përzgjedhur për të bashkëpunuar në këtë projekt.
Ismet Kryeziu, Drejtor në KDI bëri me dije se qëllimi i këtij projekti është të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje si dhe shtoj se po ashtu do të bëhet edhe monitorimi i punës së qeverisjes lokale duke shpërblyere praktikat më të mira. Ai gjithashtu potencoi se kjo gjë do të ndihmoj në forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit në nivelin e qeverisjes lokale duke sjellë gjithashtu edhe përfitime në aspektin e të drejtave të njeriut. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ai ndihet mirë që KDI ka zgjedhur Vitinë për të realizuar këtë projekt duke potencuar se ai do të bashkëpunoj ngushtë në realizimin e këtij projekti që do të jetë në interes të qytetarëve vitias.