Dje komuna e Vitisë, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Letnicë. Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kanë prezantuar draft buxhetin komunal 2026-2028 dhe kanë folur për rëndësinë e takimeve që janë duke zhvilluar komuna e Vitisë për planifkimn e buxhetit komunal. Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët parashtruan kërkesat, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Ndër to banorët parashtruan këto kërkesa:
– Rregullimi i WC-ve publike
– Ndërtimi i trotuarit
– Pastrimi dhe sistemimi i lumit
– Asfaltimi i rrugicave të mbetura
– Shtimi i kapaciteteve të marrjes së mbeturinave gjatë sezonës, konkretisht në muajin gusht.
– Ndarje të barabartë të buxhetit
– Të rregullohet rruga “Uka”
– Të rregullohet përroska që të parandalohen dëmet në rast vërshimeve
– Të vendoset ndriçimi publik në lagjet e mbetura, në veçanti në rrugët: “Don Tuna Glasovic,” “Mulliri”dhe “Ukaj” dhe “Leopardi”
– Te kthehet arkiva e shkollës se Letnicës.
– Në ambulant te ketë doktor dhe infermier.
– Rrjeti i ujësjellësit te largohet nga prona private pasi qe gjatë plasaritjeve po dëmtohen pronat private.
– Te sigurohen objektet e vjetra me qellim te eliminimit te rrezikut.
– Te vendoset busti i Nënës Terezë në sheshin e fshatit.
– Të merren parasysh kërkesat e Këshillit të fshatit
Ndërkaq me shkrim u dorëzuan këto kërkesa:
– Asfaltimi i të gjitha rrugëve nëpër lagje të fshatit.
– Asfaltimi i rrugës deri tek varrezat e fshatit
– Zgjerimi dhe rrethimi, si dhe rregullimi i pronës së varrezave.
– Rregullimi i lumit.
– Rregullimi i kaptazhit të ujit dhe vendosja e një filtri.
– Rregullimi i kanalizimit të fshatit.
– Rregullimi i trotuarit nga Gërçari deri në Letnicë.
– Rrethimi i oborrit të shkollës.
– Rregullimi i sheshit të Letnicës.
– Mirëmbajtja dhe shtimi i ndriçimit publik.