Duke u bazuar në Statutin e Komunës së Vitisë me nr të protokollit 01-013/491 të datës: 21.04.2011 Komuna e Vitisë përbëhet nga 10 drejtori. Për më shumë informacioni për secilën drejtori klikoni në anën e majtë të drejtorisë përkatëse.
Drejtor: Skënderbe Hebibi
Tele: 044 506 157
Email: Skenderbe.Hebibi@rks-gov.net
Biografi: Duke u përpunuar…
Drejtor: Arta Ajeti
Tele: 044 265 870
Email: Arta.Ajeti@rks-gov.net
Biografi:Arta Ajeti është Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë. Ajo u emërua në këtë pozitë në shkurt të vitit 2023.
E lindur në Pozheran të Vitisë më 6 maj 1982, ajo kreu arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, për të vijuar më pas punën në edukimin dhe kujdesin e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Viti, që nga viti 2003.
Znj. Ajeti ka përfunduar studimet bachelor në programin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitin 2010, ndërsa studimet master në “Marketing dhe Menaxhim Biznesi” në Prishtinë në vitin 2016.
Para se të emërohej drejtoreshë e arsimit, ajo ka shërbyer si ushtruese e detyrës së drejtorit të çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti dhe si zyrtare e pasurisë në Drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në të njëjtën komunë.
Përveç përvojës së saj profesionale, znj. Ajeti ka marrë pjesë në shumë forume dhe akademi të ndryshme profesionale, veçanërisht në fushën e qeverisjes lokale.
Ajo është e martuar, ka një djalë dhe jeton në Viti.
Drejtor: Naim Pira
Tele: 044 195 695
Email: Naim.Pira@rks-gov.net
Biografi: Naim Pira u lind më 26.01.1962 në Shkup të Maqedonisë së Veriut ndërsa jeton në Pozharan të Vitisë.
• Është i martuar dhe ka 6 fëmijë.
• Shkollën e mesme e kreu në Viti, , kurse Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë-drejtimin Gjeologji e kreu në Universitetin e Mitrovicës .
• Nga viti 1990-1993 punoj profesor në shkollën e mesme të Vitisë, paralelja e ndarë në Pozharan.
• Nga viti 1993-2013 punoj në biznesin e tij privat.
• Kurse 2014 u bë këshilltarë i Kuvendit Komunal të Vitisë, po në këtë vit u zgjodh me shumicë votash kryesues i Kuvendit komunal të Vitisë.
• Prej vitit 2014-2021 ishte kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.
• Nga 2022 deri me tani është drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.
Drejtor: Basri Aliu
Tele: 044 867 800
Email: Basri.Aliu@rks-gov.net
Biografi: Duke u përpunuar…
Drejtor: Merrushe Ahmeti
Emaili Merrushe.Ahmeti@rks-gov.net
Tele: 049 258 378
Biografi:Merrushe Ahmeti ka lindur në vitin 1995 në Gjilan dhe jeton në fshatin Smirë, Komuna e Vitisë.
Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në “Gjimnazin Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe ka ndjekur studimet bachelor në dy drejtime paralelisht: “Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale” dhe “Sociologji” në Prishtinë. Gjithashtu, ka përfunduar studimet master në “Psikologji Sociale dhe Organizative”. Krahas kësaj, ka ndjekur edhe Akademinë e “Psikoterapisë Pozitive” në Prishtinë dhe ka përfunduar Akademinë e “Burimeve Njerëzore”.
Ka kryer një praktikë si psikologe në OJQ Labyrinth. Më pas, ka punuar si hulumtuese në OJQ Etea dhe ka qenë e angazhuar në IPKO, në departamentin e marketingut.
Është e familjarizuar me metodat kuantitative dhe kualitative të hulumtimit dhe ka realizuar një sërë studimesh në fushën shoqërore. Një ndër hulumtimet e saj më të rëndësishme është ai i zhvilluar në “Burgun e Smrekonicës”, i cili është edhe i publikuar.
Merrushe Ahmeti është e licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në nivel profesional nga Ministria e Drejtësisë.
Drejtor: Milihate Ajeti
Tele: 046 426 311
Email: Milihate.Ajeti@rks-gov.net
Biografi: Milihate Ajeti është Drejtoreshë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Vitisë. Ajo u emërua në këtë pozitë në mars të vitit 2024.
E lindur në Lubishtë të Vitisë më 30 janar 1986, ajo e kreu arsimin fillor në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Viti.
Znj. Ajeti ka përfunduar studimet bachelor në programin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitin 2008, ndërsa studimet master në të njëjtin program në vitin 2022.
Para emërimit të saj si drejtoreshë, ajo ka shërbyer si Zyrtare Financiare në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në të njëjtën komunë.
Znj. Ajeti ka marrë pjesë në shumë forume dhe akademi profesionale, veçanërisht në fushën e qeverisjes lokale.
Është e martuar, ka një vajzë dhe jeton në Viti.
Drejtor: Valmir Sahiti
Tele: 045 578 273
Email: Valmir.Sahiti@rks-gov.net
Biografia: Valmir Sahiti ka lindur më 22.08.1994 në Gjylekar Komuna e Vitisë ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ka përfunduar studimet bachelor për Ekonomi në Universitetin “Kadri Zeka” dhe studimet master në Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Prishtinë. Është kontabilist i çertifikuar dhe ekspert i financave publike. Ka përfunduar akademinë për lidership pranë institutit “Elita” në Tiranë. Ka qenë menaxher financiar në Kompaninë “Po international L.L.C” dhe menaxher marketingu në disa kompani. Ka mbajtur postin e kryetarit të rinisë demokratike në Viti dhe antar i kryesisë qëndrore të RDK-së. Aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit në Viti.
Drejtor: Majlinda Ostrogllava
Tele: 0280 381 534
Email: Majlinda.Ostrogllava@rks-gov.net
Biografi: E lindur më 27.05.1988 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Gjilan.
Majlinda Ostrogllava është juriste, me titullin Master në drejtimin juridiko-civil. Ajo ka punuar në një sërë projektesh të organizatave të shoqërisë civile, kryesisht të orientuara drejt fuqizimit të gruas dhe çështjeve të drejtësisë.
Që në moshë të re ka qenë e angazhuar në punë vullnetare, duke e kombinuar atë me shkollimin dhe zhvillimin profesional. Njëkohësisht, ajo ka ndjekur shumë trajnime, ndër të cilat:
Këto dhe shumë trajnime të tjera, të organizuara dhe mbështetura nga OSBE, USAID, NDI, si dhe institucione të tjera, kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale. Aftësitë e fituara i kanë shërbyer në angazhimet e saj të mëtejshme në punë dhe aktivizëm.
Majlinda beson se puna është një kombinim i dinjitetit, vullnetit dhe përkushtimit, dhe se harmonia mes tyre sjell rezultate të mira.
Aktualisht, ajo shërben si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Komunën e Vitisë, Kosovë.
Majlinda është aktive në administratën lokale të Vitisë, duke shërbyer si juriste me përvojë në menaxhimin e shërbimeve publike. Fokusi i saj kryesor është zhvillimi i sistemit kadastral dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e komunës.
Drejtor: Riad Sadiku
Tele: 044 775 802
Email: Riad.Sadiku@rks-gov.net
Biografi:Riad Sadiku ka lindur më 23.02.1980 në fshatin Gjylekar, Komuna e Vitisë, ku ka përfunduar edhe shkollën fillore. Arsimin e mesëm e ka ndjekur dhe përfunduar në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, sipas sistemit të vjetër katërvjeçar, duke marrë titullin Jurist i Diplomuar. Më pas, ka vazhduar studimet postdiplomike në drejtimin Kushtetues-Administrativ pranë të njëjtit universitet, ku ka fituar titullin Master i Shkencave Juridike Kushtetuese-Administrative.
Nga viti 2009 deri në 2013, ka qenë Këshilltar në Kuvendin Komunal të Vitisë. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë anëtar dhe zëvendëskryesues i Komisionit për hartimin e Statutit të Komunës, aktit më të lartë juridik të komunës.
Ka përfunduar:
Nga viti 2015, ka qenë përgjegjës në Qendrën për Shërbime me Qytetarë në Komunën e Vitisë.
Aktualisht, mban pozitën e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Vitisë.
Drejtor: Visar Demiri
Tele: 044 199 021
Email: Visar.M.Demiri@rks-gov.net
Biografia: Visar Demiri ka lindur më 2 maj 1978 në Pozheran, Komuna e Vitisë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Pozheran. Ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në Politikë Ndërkombëtare po në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë dhe Këshilltar Komunal në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ka punuar në Institutin Amerikan Kombëtar për Demokratizim (NDI) në programin për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës dhe në Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Aktualisht mban pozitën e Drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Vitisë. Është invalid i luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish i burgosur politik në burgjet serbe.
Flet gjuhën angleze dhe serbokroate.