Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke përuruar këtë projekt, tha se po finalizojmë sot edhe këtë poligon sportive pranë Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” i cili i ka munguar kësaj shkolle. “Me një numër kaq të madh të nxënësve dhe të mungoj poligoni sportivë, nuk ka qenë e falshme për ne, por për fat të mirë planifikimet e mira buxhetore na e kanë mundësuar që kësaj shkolle ti bashkangjesim këtë fushë sportive dhe ti krijojmë kushte për edukatë fizike dhe për aktivitete të tjera, sepse Vitia ka pasur dhe vazhdimisht ka talent dhe talente të reja në sferën e sportit”, tha Haliti. Ai më tej tha se nuk do të ndalemi por do të vazhdojmë edhe me projekte të reja siç është renovimi I sallës së edukatës fizike sikur ajo e shkollës së mesme teknike profesionale që e përuruam sot.

Nxënësit dhe personeli i Gjimnazit “Kuvendi I Lezhës” që nga sot do ta kenë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve sportive, pasi që solemnisht sot është përuruar projekti i terrenit të hapur sportivë me një solemnitet rasti.