Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot në takim Komitetin Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim në Viti, gjatë kësaj mbledhje ata u pajtuan që mësimi për sot në të gjitha shkollat e kësaj komune të ndërpritet. Kjo për shkak të gjendjes së vështirësuar të qarkullimit pas përmbytjeve që u shkaktuan në disa pjesë të komunës së Vitisë si pasoj e reshjeve të shumta të shiut.
Vendimi për ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollar e komunës së Vitisë aktualisht është vetëm për ditën e sotme.