Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të IKC-së, që ka të bëjë me mbështetjen në fushën e bujqësisë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e shumë projekteve në këtë komunë. Marrëveshja e nënshkruar sot mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me që rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standard të prodhimit. Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje , parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj. Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të implementohet në periudhën 3 vjeçare.