Është mbajtur sot debati publik, i dytë me radh i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për vitin 2020. Për shkak të situatës epidemiologjike dhe zbatimit të masave anti covid dhe rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sikur edhe në debatin e gjashtë mujorit të parë, edhe sot debati u realizua pa praninë e publikut, përmes platformës online, në rrjetin social facebook-Komuna e Vitisë dhe në transmetim të drejtpëdrejt përmes Televizionit Plus. Në pjesën e parë, kryetari Haliti theksoi se viti 2020 ka qene një vit shume i rendë qytetarët e komunës së Vitisë, sikur edhe për gjithë botën, për shkak te përhapjes se Virusit COVID-19. “Komuna e Vitisë, ka qene komuna e parë e prekur nga virusi Covid 19. Menjëher jemi mobilizuar dhe kemi marrë masa te nevojshme dhe te domosdoshme si ne aspektin shëndetesor, ashtu edhe në atë social. Megjithatë patëm edhe të vdekur nga ky infektim, me që rast u shprehi ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit Covid-19” tha Haliti. Ai ka falenderuar punëtorët shëndetsorë, mjekët, infermireret dhe gjithe stafin e Qendrës së Mjekesisë Familjare ne Viti e Pozheran, pjesëtaret e Policisë së Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve, Kryqin e Kuq, Shoqaten Humanitare Bemirese “Nene Tereza” ne Viti dhe gjithë mekanizmat e kyçur në Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, donatorët, mediat, diasporën etj.
“Edhe pse nje vit shume i rëndë për ekonominë e komunës së Vitisë dhe gjithë vendin megjithëse të hyrat vetanake kanë qenë më të vogla, mund të themi me bindje të plotë se projektet infrastrukturore janë zhvilluar me dinamikën e plotë edhe në aspektin e infrastruktures, ku vlenë të përmendet: rregullimi i sheshit të qytetit, rregullimi i fushave sportive, hapsirave gjelbruese etj. Kështu që edhe objekti i ri i shkollës fillore në fshatin Drobesh është i gatshëm dhe së shpejti fillon mësimi në këtë objekt, sikur edhe dy stadiumet në qytetin e Vitisë dhe në Pozheran, e poashtu edhe stadiumi ndihmës në Pozheran. Edhe pse një vit shumë i rëndë për të gjithë, ne kemi arritur të subvencionojmë fermerët, duke iu ndarë të gjithëve aplikuesve serra. Poashtu, të gjithë studentëve që kanë aplikuar për bursa studentore, të gjithë kanë përfituar bursën komunale për studime”, ka thënë kryetari Haliti në raportin e tij të punës një vjeçare. Pas këtij raporti, është transmetuar një kronikë përmbledhëse e aktiviteteve dhe projekteve kapitale të realizuara gjatë vitit 2020. Ndërkaq në pjesën e tretë të debatit, kryetari Haliti i është përgjigjur pyetjeve që kishin mbërritur në adresën e Zyrës për Informim.