Pavarësisht paralajmërimeve të bëra me kohë nga Kuvendi Komunal i Vitisë, konkretisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, debati publik i paraparë për sot lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028 nuk u mbajt, për shkak të mungesës së qytetarëve.
Në këtë takim ishin të pranishëm vetëm kryesuesi i Kuvendit dhe disa këshilltarë komunal nga subjekte të ndryshme politike që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Vitisë.