Komuna e Vitisë edhe gjatë kësaj have ka vazhduar të marrë mendimet e qytetarve dhe grupeve të interesit lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028. Me këtë rast sot një takim lidhur me planifikimin e buxhetit është mbajtur në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, në. Fabrikën Grasep.
Para të pranishmëve lidhur me procesin e draftimit të buxhetit komunal kanë folur zv kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti dhe të tjerë. Përndryshe gjatë këtij takimi pjesmarrësit parashtruan këto kërkesa:
– Të këtë një plan konkret të përkrahjes së fermerëve të vyer.
– Të funksionalizohet ujësjellësi i fshatit Sllatinë e Epërme.
– Të hy në menaxhim të mbeturinave rruga ” Zahir Mustafa”.
– Të shikohen mundësitë të përkrahjes për shfrytëzimin e mbeturinave organike.
– Të përkrahën fermerët me licensimin e standardëve ndërkombëtare.
– Të përkraht kompania pasi që është në interesin e përbashkët.